Të notosh pranë një peshkaqeni nuk është një “sport” që do ta pranonte lehtësisht kush për ta bërë, por nuk është ky rasti i këtij të riu nga Spanja.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ka marrë shumë vëmendje, pasi në të shihet një i ri që noton fare pranë një peshkaqeni të madhe në brigjet e Malaga.
Duket se adrenalina e tij në këtë rast i ka zbehur frikën, pasi shihet duke notuar shumë pranë tij, ndërsa miqtë që ndodheshin në varkë kanë xhiruar pamjen.
Ky nuk është rasti i parë që një peshkaqen shfaqet pranë brigjeve spanjolle, pasi edhe më parë janë parë disa të tjerë. /tvklan.al