“Dashuria kalon nga stomaku” është shprehja që lidh ushqimin, përkujdesjen dhe dashurinë në një fjali të vetme.
Gatimi nuk është mbase pika më e fortë e Arnita Beqirajt, por kjo nuk ia zbeh aspak pasionin për të provuar receta. Regjisores i pëlqen që në këto raste të mbledhë miq apo të afërm rreth tryezës, edhe pse ende s’e ka zbuluar atë pjatën e saj identifikuese.
Por a ia ka dalë që përmes gatimit t’ia rrëmbejë dikush zemrën, duke zbatuar kështu shprehjen e famshme? Ajo e zbulon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
Arnita Beqiraj: Shoku im i ngushtë, besoj ju e njihni, ka fiksim një rizoto që kam bërë unë, kështu një ‘riso nero’ që është integrali me karkalec dhe me krem avokadoje për shembull, kështu që unë tentoj, përpiqem, por të thashë, nuk është që kam një firmë timen që të shkoj e ta firmos.
Ermelinda Ndoja: Por dashuria mendon se ka kaluar nga stomaku, për shembull ia ke marrë dikujt zemrën, mbase ke përgatitur një pjatë në fillimet e tua të njohjes, një pjatë të shijshme që mbase i ka pëlqyer?
Arnita Beqiraj: Unë funksionoj anasjelltas. Duhet që të ma ketë rrëmbyer dikush zemrën që t’i gatuaj.
Ermelinda Ndoja: Por ka ndodhur kështu?
Arnita Beqiraj: Patjetër që po./tvklan.al