Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë klubi i Milanit, që në një deklaratë ka konfirmuar se sulmuesi tashmë është izoluar.
Për infektimin ka reaguar dhe vetë lojtari, duke shkruar se është Covid ka marrë guximin ta sfidojë. “Unë rezultova negativ ndaj Covid dje dhe sot pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë. Covid ka guximin të më sfidojë. Ide e keqe“, shkruan Zlatan.
Nga ana tjetër klubi thotë se kanë informuar autoritetet dhe se Ibrahimovic tani do të nisë një karantinë të detyruar në banesën e tij.
Milan shtoi se asnjë anëtar tjetër i skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv pas testimeve të fundit. Kuqezinjtë do të përballen këtë të enjte me novegjezët e FK Bodo/Glimt për fazën Play Off në Europa League./tvklan.al