Milani është i përqendruar në këtë merkato vere në gjetjen e një mesfushori. Trajneri Fonseka e ka prioritet përforcimin e këtij reparti.
Youssouf Fofana prej disa kohësh ka qenë në listën e të preferuarve të teknikut.
Klubi një akord me futbollistin, të cilit kontrata i përfundon në verën e 2025-ës e arriti disa javë më parë, por pengesë vazhdon që të ngelet ekipi i Monakos.
Klubi nga principata e shet futbollistin për shumën e 35 milionë eurove, por kuqezinjtë gjykojnë se kjo shifër është e lartë për një lojtar, i cili ka edhe një vit kontratë.
Por “Djalli” duket se ka marrë një lajm të mirë nga principata, pasi klubi nuk e ka grumbulluar 25-vjeçarin për të marrë pjesë në trofeun Gamper, kundër Barcelonës.
Një shenjë kjo që shton shpresën për transferimin e francezit në Milano.
Drejtuesit kuqezinj janë gati që të negociojnë dhe ata mund ta rrisin ofertën sipas sportmediaset deri në 20 mln Euro përfshirë edhe bonuset.
Klan News