Lajme Arkiva 2003

Kryeredaktori i Vizion Plus, i cili denoncoi publikisht  se u godit  nga Ministri i Rendit Luan Rama dhe nga truprojat e tij sot ka kërkuar të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Ilir Babaramo: Është e dyta herë që vij këtu në selinë e Prokurorisë së Përgjithshme për të kontaktuar me prokurorin e përgjithshëm zotin Theodhori Sollaku me të cilin kisha fiksuar dy takime rresht të cilat janë shtyrë për shkak të impenjimeve të tij siç më ka thënë në celular. Gjithsesi unë jam i vendosur që ta ndjek deri në fund këtë çështje. Vazhdoj të besoj ende te drejtësia shqiptare për të dhënë drejtësinë në lidhje me këtë incident të paprecedent që Ministri i Rendit u përpoq ta përgënjeshtronte me mënyra nga më të ndryshme.

Një ditë më parë kreu i rendit ju drejtua prokurorit Sollaku duke i kërkuar atij që prokuroria të verifikoj ngjarjen. Ministri Rama pretendon se nuk e ka goditur zotin Babaramo dhe për këtë ka kërkuar që të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore./tvklan.al