Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ballkanasit kanë hartuar projektet e tyre konkrete në kuadër të paktit të stabilitetit. Financimi i këtyre projekteve do të vendoset në fund të muajit Mars, në konferencën e donatoreve në Bruksel. Është nisur në mesditë drejt kryeqytetit rumun kryeministri Ilir Meta.  

Në Bukuresht pritet të zhvillohet takimi i tretë në nivel kryeministrash të Ballkanit, ku do të nënshkruhet karta e fqinjesisë, bashkëpunimit dhe sigurisë rajonale. Serbisë i është refuzuar pjesmarrja në këtë samit, përderisa në pushtet qëndron Millosheviç.  

Nëpërmjet kryeministrit Meta, Shqipëria pritet të shprehet kundër lehtësimit të sanksioneve të Serbisë, ndërkohë që do të mbështetet financimi i rindërtimit të Kosovës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame