Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ish-kryeministri Ilir Meta mori pjesë në hapjen e fushatës për zgjedhjet vendore të datës 12 Tetor 2003 në bashkinë e Poliçanit. Pasi prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste, Meta bëri një bilanc të investimeve në këtë bashki gjatë tre viteve të fundit.

“Poliçani është një nga zonat më të varfra të vendit, varfëria është sfida jonë më e madhe në rrugën e zhvillimit ekonomik e demokratik të vendit, në rrugën e integrimit europian, sepse varfëria është shtrati që pjell autoritarizëm dhe fuqizon krimin e organizuar”, tha ish-kryeministri.

Ilir Meta:- “Varfëria dhe autoritarizmi janë dy binjakë të shëmtuar që ushqejnë dhe rrisin njëri-tjetrin jo vetëm duke varfëruar qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë, por duke varfëruar dhe rrezikuar edhe vetë demokracinë”.

Gjatë pasdites, në sheshin kryesor të bashkisë së Sukthit, ish-kryeministri Meta bëri prezantimin e kandidatit socialist për kryetar bashkie Hysen Llaca. Duke folur në këtë miting, Meta shprehu besimin e rikonfirmimit të fitores së socialistëve në 12 Tetor në Sukth dhe në të gjithë Shqipërinë,/tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj