Shkolla 8 vjeçare “Xhezmi Delli” në Tiranë është përshirë nga flakët. Kjo shkollë,një ndër më të vjetrat në kryeqytet ka qënë një ndër shkollat me probleme sanitare po tashmë, përveç kësaj drejtuesit e kësaj shkolle duhet të përballen dhe me dëmet që la pas zjarri.

Zjarri i rënë ka përfshirë zyrën e nëndrejtoreshës së kësaj shkolle dhe kabinetin e fizikës. Ai do të vazhdonte të shkrumbonte nëse pallatet rreth shkollës nuk do të lajmëronin zjarrfikësit. Në zyrën ku nisi zjarri është djegur çdo gjë që gjendej brenda por regjistrat kanë shpëtuar pasi gjendeshin në kasafortë. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj