Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, surprizoi moderatoren Marina Vjollca, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Shulku i dhuroi një fanellë të Kombëtares, në të cilën ishte emri i Marinës, numrin 10 dhe emrin kampione.

Pas dhuratës nuk munguan as batutat, me Marinën që mes të qeshurash tha se nuk ka më pyetje të vështira. 

Shulku kishte një fanellë me numrin 9 edhe për Alban Xhihanin, si zëri i Kombëtares në Europian.

Ndër të tjera, Shulku foli edhe për lëvizjet që ka bërë Federata, për evidentimin e lojtarëve të rinj.

“Nga mënyra organizative të gjithë njësoj jemi. Ne marrim shembuj nga Federatat e ndryshme. Kemi instaluar në Federatë një sistem të futbollit gjerman të moshave, që në vitet e fundit ka dhënë rezultat në Shqipëri.

Në Shqipëri kemi 8 zyra rajonale, 8 zyra skautësh në Europë. Të gjithë skautët që kemi, kanë evidentuar talentet që luajnë në botë. 70% e lojtarëve që janë në ekipin kombëtar, vijnë nga këto seleksionime.”, u shpreh Shulku. /tvklan.al