Te flasësh për impotencën mbetet ende një tabu për meshkujt shqiptare. Në bazë të statistikave 1 në 10 meshkuj vuajnë nga kjo sëmundje, por vetëm një pjesë e vogël e tyre  konsultohet me mjekun specialist.

Kompleks i një shoqërie te pazhvilluar, e quajnë specialistet, çka ndikon ne rritjen e numrit te te prekurve, pasi behet fjale për një sëmundje te kurueshme.

Mustafa Xhani: “Një në 10 meshkuj, i cili ka jetë seksuale aktive, vuan nga impotenca seksuale. Impotenca seksuale mund të shfaqet me shenja të ndryshme, siç mund të jetë vonesë në ereksion, ereksion jo i plotë, jo i gjatë, por ajo që është shqetësuese është se nga këto 1 në 10, 80% e tyre nuk kërkojnë ndihmë dhe kjo për fat të keq edhe në vende të zhvilluara të Evropës pra ndodh, aq më tepër te ne që është tabu.”

Mjekët deklarojnë se trajtimi impotencës tek meshkujt është i rëndësishëm jo vetëm për jetën seksuale, por sepse ajo mund të jetë shenja e parë e një sëmundje zemre, diabeti të fshehtë, kolesteroli të rritur, apo edhe sëmundje të tjera.

Sipas specialisteve tjetër problem serioz për meshkujt është kanceri i prostatës, i cili zë dhe vendin e dytë për vdekshmërinë, pas kancerit të mushkërive./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami