Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kadri Roshi:- “Njeriu ka nevojë për njerinë. Edhe kafsha thonë, kur plagoset kafsha tjetër shkon i lëpin plagën që të shërohet, po njeriu ç’duhet të bëjë për njeriun? Si thotë Shkespiri, njeriu, çfarë vepre është njeriu!”

Jo se e ndjen mungesën e njerëzve sot, por kujton Shekspirin, vuan vetëm nga ana shëndetësore, por luan e mban mend në formë të përkryer vargjet e shkrimtarët e mëdhenj.

Kadri Roshi, aktori i njohur 80 vjeçar, gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak. Në pavionin VIP është duke u kuruar nga problemet kronike, mushkëria dhe ishemia cerebrale. Ka një vit që vuan, mjekët thonë se gjendja shëndetësore është duke u përmirësuar, por pritet t’i bëhet skaneri dhe rezonanca magnetike. Prej dy javësh pret me kënaqësi çdo kënd që e viziton.

Sot është parë nga shteti, zv/kryeministrja Ermelinda Meksi dhe Ministri i Shëndetësisë Xhani.

Mustafa Xhani:- “Sigurisht mosha dhe sëmundjet e kaluara kanë pak probleme, por ne jemi optimist, që do ta kalojë shpejt këtë problem. Edhe qeveria edhe Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Spitalit Ushtarak, kanë vënë në dispozicion çdo gjë”.

Por Kadriut përveç fëmijëve që i ka larg, i mungon peshkimi dhe njerëzit e këtij hobi.

Kadri Roshi:- “Ndjejë kënaqësi të madhe, jo se do të zë peshk, se nuk vuaj për peshk, se s’më lënë pa peshk ata. Kërkojnë që të shërohem që të vete të gjuaj peshk prapë, se e di që më presin atje”.

Vlerësimin e sotëm e ka ndjerë më shumë se duartrokitjet, e vetja i është dukur me më shumë miq.

Kadri Roshi:- “Ç’është të duash një njeri, asgjë të kushton. Jemi mysafirë të tërë do të ikim, por prapë e keqja që bën çdo njeri mbetet, e mira mbulohet shpesh në varr me kockat”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti