Në ndeshjen e parë të Serisë A, kampionët e Interit nuk shkuan më shumë se barazim ndaj Genoas. Ekipi që erdhi nga Seria B arriti të merrte pikën në minutën e 95’ të takimit.
Në stadiumin “Marassi” ishin vendasit që gjetën të parët golin në minutën e 20’.
Sommer gaboi në goditjen me kokë të Banit, topi goditi traversën dhe Vogliacco ishte më i shpejti duke realizuar.
Por Thuram gjeti golin e barazimit në të 30’ me një goditje të bukur me kokë.
Në fund portieri Gollini bëri mrekulli në tentativën e Lautaros, ndërsa Badelj shpëtoi portën pas përpjekjes së Dimarcos.
Në minutën e 83’ Thuram i dha avantazhin zikaltërve. Në vazhdim Bisseck preku topin me dorë brenda në zonë.
Nga pika e bardhë gjuajti Messias, portieri Zomer priti, por braziliani nuk gaboi në tentativën e dytë.
Pak minuta lojë edhe për mesfushorin kuqezi Kristjan Asllani.
Sfida mbyllet me të dyja ekipet që ndajnë nga 1 pikë.
Klan News