Shtatë ndeshjet e fundit për raundin e katërt në Champion League, nuk prodhuan surpriza.
Interi triumfoi minimalisht ndaj Arsenalit. Kampionët e Italisë iu falën golit të Hakan Calhanoglu në fundin e pjesës së parë, me penallti. Anglezët provuan të barazonin, por nuk ia dolën dot, duke u larguar me humbje nga Italia.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bayern Munich ndaj Benficas, me golin e vetëm që u shënua nga Musiala.
Barcelona triumfoi 5-2 në Serbi ndaj Crvena Zvezda. Dopieta e Lewandowski-t dhe golat e Inigo Martinez, Raphinha e Fermin Lopez, i dhanë suksesin katalanasve.
Fitore me përmbysje mori Atletico Madrid, që mposhti 2-1 PSG-në në Francë.
Në ndeshjet e tjera, Brest fitoi 2-1 ndaj Sparta Pragë, Atalanta mposhti 0-2 skuadrën e Stuttgart, ndërsa Salzburg triumfoi 3-1 ndaj Feyenoord. /tvklan.al