Gazetarja: “Zonja Pack, si e shihni grevën e urisë që po mbahet nga një grup deputetësh në parlament prej mbrëmjes së të hënës?”

Doris Pack: “Po, kam dëgjuar për të, por më duhet të them, se një grevë urie është një mënyrë reagimi që zgjidhet nga njerëz që vërtetë janë duke vuajtur. Në fakt është një lojë politike për interesa personale të cilat i kuptoj, por nuk mendoj se është mënyra e duhur për të trajtuar një çështje të tillë. Mendoj se kjo dëshmon për nivelin e lartë të mosbesimit mes partive politike. Ata janë tashmë në grevë urie e po i tregojnë të gjithëve se do të kontestojnë zgjedhjet, duke i bërë një dëm të madh Shqipërisë. Jo PD e PS, por shqiptarëve, pasi Shqipëria për të parën herë bëri të mundur që të ketë një ligj elektoral, i cili është i mirë dhe që u mbështet nga një shumicë e konsiderueshme parlamentare. Shqiptarët do të kenë karta identitetit së paku, do të kenë lista funksionale votuesish, pra për të parën herë vërehet re se gjërat do të rregullohen në këtë vend, ndërkohë që disa parti të vogla shkaktojnë probleme të tilla pasi janë të pa kënaqura me bisedimet mes dy partive të mëdha politike. Unë e kuptoj që ata nuk mund të pëlqejnë këto negociata por të përdorësh grevën e urisë për një çështje të tillë kaq teknike mendoj se është nervozizëm i tepërt. Nuk më duket shumë formë e zgjuar, nuk tregohet shumë pjekuri kur përdoret grevë urie për një çështje të tillë, që është e zgjidhshme nëse u lëshohet një vend këtyre partive dhe shpresoj vërtetë shumë që forcat politike ta gjejnë zgjidhjen, por gjithsesi mendoj se nuk është arsye për të kontestuar zgjedhjet e ardhshme sepse të gjithë edhe unë këtu presim një proces të mirë zgjedhorë. Ju e dini se kam qenë gjithnjë e pranishme atje gjatë zgjedhjeve dhe kam kritikuar përherë, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet. Kam kritikuar gjithmonë sepse ishte e pamundur që të arrihej një proces i mirë zgjedhor dhe tani qe vendi është në rrugën e duhur për të arritur për një gjë kaq të pa përfillshme të bësh grevë urie duke vënë po thuajse në rrezik edhe atë raport të mirë për Shqipërinë progres-raportin që u paraqit javën e kaluar. Nëse do të isha anëtare e një partie të vogël shqiptare nuk do të veproja siç po vepron zoti Meta, zoti Ndoka e të tjerë”.

Gazetarja: “Ç’përgjithësi mbajnë për këtë çështje PD në njërën anë apo PS në anën tjetër sipas këndvështrimit tuaj, por edhe vetë deputetët që kanë hyrë në këtë grevë urie dhe si mund të shmanget kjo situatë?”.

Doris Pack: “Aq sa kam dëgjuar gjatë këtij viti, gjithë çështja bazohet tek sistemi proporcional. Kështu nëse partia më e madhe në pushtet ka të drejtë për 3 anëtarë në KQZ, opozita ka të drejtë për 3 anëtarë po ashtu, parlamenti voton dhe presidenti zgjedh ekstra. Mendoj se nga kjo situatë mund të dilej nëse njëra parti opozitare heq dorë nga një anëtarë duke ja lënë vendin partisë tjetër në opozitë që po e kërkon këtë, kjo mendoj se është e mundur por nuk mund t’i detyroj sepse nga ana tjetër nuk është ilegale ajo çfarë po bën qeveria me partinë më të madhe të opozitës. Marrëveshja mes tyre është në vijimësi të sistemit proporcional, por nëse fillohet një fushat parazgjedhore nëse mund ta them kështu duke dhënë pasqyrën se këto zgjedhje do të manipulohen, kjo nuk është korrekte sepse ajo çfarë po thuhet është se nëse nuk do të ketë përfaqësues të tyre atëherë zgjedhjet do të manipulohen apo do të falsifikohen. Nuk mendoj se është imazhi i duhur i Shqipërisë, tashmë mbi progres raportin e fundit kemi një pasqyrë pozitive e kjo është në interes të partive politike…”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj

Montazh: Ergis Hasanbelli