Vizita e nesërme e Kryeministrit Simitis tregon rëndësinë që kanë për Greqinë marrëdhëniet me Shqipërinë fqinje. Në këtë kuadër marrëdhëniet greko-shqiptare përbejnë një shtyllë për stabilitetin e gjithë Rajonin e Ballkanin. Janë marrëdhënie vëllazërore të dy popujve më të lashtë jo vetëm të Ballkanit por edhe të Europës. Tani është momenti që ne të piketojmë disa përparësi të reja. Besoj se përparësia e Shqipërisë është përshpejtimi i procedurave për integrimin Euro Atlantik.

Në këtë përpjekje Shqipëria do të gjejë mbështetjen më të madhe të mundshme nga ana e Greqisë. Ne do t’i japim një formë cilësisht të re marrëdhënieve tona. Besoj se vizita e nesërme e Kryeministrit Simitis do të theksojë këtë nivel cilësor të marrëdhënieve greko-shqiptare. Ekzistojnë një sërë fushash bashkëpunimi si në ekonomi, infrastrukturë, enegjitikë, telekomunikacion e të tjerë. Të gjitha këto çeshtje do të diskutohen në një frymë shumë pozitive gjatë bisedave që do të kenë nesër dy kryeministrat.

Një pjesë e rëndësishme në bisedimet e nesërme do të zënë dhe marrëdhëniet kulturore ku Greqia ka marrë përsipër ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Besoj se vizita e nesërme do të jetë një hap përpara. Unë besoj se kemi një serë çeshtjesh që kanë të bëjnë me realitetin e ri që është krijuar. Kjo vizitë do të jetë një stacion i shënuar për marrëdhëniet mes dy vendeve. Theksoj se do të kemi zhvillime shumë pozitive edhe në drejtim të ndihmës ekonomike për Shqipërinë, por për këtë çeshtje do të dëshiroja të flasë vetë Kryeministri Simitis nesër në Shqipëri.

Është një çeshtje që ka sjellë interesimin e gjithë shqiptarëve. Përsa i përket kësaj çeshtje Greqia është treguar një vend shumë i hapur. Siç e dini gjatë 2 muajve të kaluar u shënuan disa kthime të shqiptarëve që qëndronin në Greqi pa dokumentat e duhura. Nëqoftëse ndiqni zhvillimet e 15 ditëve të fundit do të konstatoni që nuk i përgjigjen realitetit shifrat që ka publikuar shtypi gjatë muajit Korrik. Besoj se neser do të shfaqen disa mendime nga ana e palës greke të cilat do të ndihmojnë në sanksionimin e qëndrimit të shqiptarëve në Greqi.

Marrëveshja e përbashkët për punësimin sezonal shpresojmë se do të zgjidhë lëvizjen e paligjshme të fuqisë punëtore. Besoj se dy qeveritë janë të vendosura për zgjidhjen e kësaj çeshtje. Them se do të kemi zhvillime pozitive në këtë pikë pas vizitës së nesërme të Kryeministrit Grek në Tiranë. Shtypi shqiptar dhe ai grek i kanë hiperbolizuar shumë këto zhvillime. Por unë kam theksuar para një muaji se këto zhvillime nuk do të ndikonin aspak në marrëdhëniet tona dypalëshe. Vizita e nesërme nuk do të përgënjështroje ato parashikime që ne kemi bërë.

Siç e dini në Kosovë ka një prezencë ushtarake greke në kuadrin e KFOR-it. Para një muaji zoti Simitis vizitoi Prishtinën dhe njësinë tonë atje. Unë personalisht njoh disa nga udhëheqësit kosovarë. Pikërisht në këto ambjente unë kam biseduar me një nga njerëzit më të formuar të Kosovës, Akademikun Rexhep Qosja. Kam biseduar dhe me Veton Surroin e të tjerë. Ekzistojnë në Kosovë një numër i rëndësishëm investimesh greke të cilat garantojnë stabilitetin e Kosovës. Besoj se investimet greke janë shumë të rëndësishme dhe besoj se Kosova do të përfitojë shumë nga zhvillimi i këtyre investimeve.

Organizata joqeveritare greke, Mjekët e Botës nën drejtimin e një këshilltari të Papandreut është organizata e parë që shpërndau ndihma humanitare në Kosovë ndërsa lufta vazhdonte. Natyrisht qoftë çeshtja e Kosovës, qoftë çeshtjet Rajonale do të bisedohen gjatë bisedimeve të nesërme. Pa dyshim ka interesim për investime. Por është e rëndësishme që të zbatohen në praktikë pa ndeshur pengesa pikërisht ato ndërmarrje dhe firma greke që tashmë ndodhen në Shqipëri. Nuk ja ushqej se ekziston një ndjenjë shqetësimi mes afaristëve greke pas valës së rrëmbimeve që kanë ndodhur gjatë muajve Qershor dhe Korrik.

Vendosmëria e Kryeministrit Majko dhe veçanërisht e Ministrit të Rendit Spartak Poçi do të kontribuojnë për vendosjen e klimës së besimit dhe të sigurisë që është i domosdoshëm jo vetëm për investimet greke po për të gjithë investitorët e huaj në Shqipëri. Do të theksoja edhe në mënyrë alegorike që rruga Tiranë-Gjirokastër-Kakavijë duhet të jetë vazhdimisht e hapur.

Ne po bëjmë përpjekje që të ngrihet niveli i funksionimit të pikës kufitare të Kakavijës në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave. Fakt është se bashkëpunimi i Ministrive të Rendit Publik është produktiv, të cilat japin dhe mesazhin se Shqipëria dhe Greqia janë të vendosura të godasin krimin në rrënjët e tij si ato ordinere dhe krimin e organizuar. Ndërsa çeshtjet e tjera do të qartësohen nesër gjatë takimeve të Kryeministrit Grek Kosta Simitis në vizitën e tij të dytë në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego