Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Gazetarja: Janë bërë disa ndryshime në lidhje me ligjin për policinë e shtetit dhe pikërisht në lidhje me bashkëpunimin e policisë gjatë periudhës së zgjedhjeve. Cili është mendimi i OSBE-së në lidhje me këtë?
Këshilltari i OSBE:- “Zgjedhjet duhet të jenë demokratike, kjo do të thotë që ato të jenë të lira të ndershme dhe transparente. Ato duhet të jenë të çliruara nga të gjitha veprimet që do të trembin votuesit dhe do të përpiqeshin të kufizonin shprehjen e vullnetit të lirë të votuesve. Ky është roli i policisë së shtetit, për të siguruar që kjo gjë të mos ndodh. Në raportin e ODHIR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, pati disa vërejtje për rolin e policisë së shtetit dhe komisioni dypalësh vendosi, që në mënyrë që t’ju përgjigjej këtyre shqetësimeve, të rregullonin rolin e policisë dhe atë të shërbimeve të tjera shtetërore të armatosura gjatë zgjedhjeve. Kështu shtesat që iu bënë ligjit për policinë e shtetit, përcaktojnë që policia tani do të veprojë në bazë të kërkesës së komisioneve zgjedhore dhe që do të ketë më shumë transparencë në proces, përsa i përket identifikimit të oficerëve të policisë dhe gjithashtu policia do të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe të përmbush detyra të tjera ditën e zgjedhjeve”.
Gazetarja: Kur është miratuar ligji për policinë e shtetit 3 vjet më parë, MAPE është shprehur që do të ishte mirë për një farë kohe të mos ndryshonte ky ligj. A do të ishte e mundur që roli i policisë së shtetit gjatë zgjedhjeve të përcaktohej mbase me disa shtesa, ose me një kapitull të veçantë në kodin zgjedhor?
Këshilltari i OSBE:- “Përsa i përket shtesave në ligjin për policinë e shtetit, duhet të kthehemi tek diskutimi për rregullimin e rolit të policisë së shtetit gjatë procesit zgjedhor. Gjatë tryezës së parë të rrumbullakët, ODHIR, i rekomandojë komisionit dypalësh, që brenda kodit zgjedhor duhej të flitej sa më pak për rolin e policisë, në mënyrë që të mos krijohej përshtypja, se zgjedhjet dominoheshin nga policia. Pra përveç një parimi të përgjithshëm, që thotë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në zgjedhje, që përmbahet në kodin zgjedhor, detajet për rolin e policisë janë përcaktuar nga komisioni dypalësh që t’i shtojnë ligjit për policinë e shtetit. ODHIR i rekomandoi atherë, që komisioni dypalësh të diskutonte me Ministrinë e Rendit Publik, se si do të bëheshin shtesat dhe se si do të vihej në jetë roli i policisë bazuar në rregullimet e reja”./tvklan.al
Gazetare – Aranita Brahaj