Lajme Arkiva 2003

Presidenti republikës Alfred Moisiu i bën thirrje të gjithë institucioneve të partive politike dhe medias për të qenë të përgjegjshëm dhe për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

Alfred Moisiu: Ndahemi përfundimisht nga krizat politike që kanë pasuar fushatat elektorale, çdo qëndrim i ngurtë dhe mungesa e frymës së bashkëpunimit ndikoi negativisht mbi atë klimë negative, për të cilën ka aq shumë nevojë ky proces zgjedhor. Në këtë frymë ftoj institucionet përgjegjëse për zgjedhjet të përmbushin më së miri detyrën e tyre kushtetuese. Nuk është asnjëherë vonë që forca të ndryshme politike të demonstrojnë frymën e mirëkuptimit dhe vullnet të vërtet politik për zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë proces zgjedhor.

Presidenti i republikës bëri këtë deklaratë publike një ditë pas kërkesës së paraqitur ndaj kryetarit të kuvendit për të mbledhur parlamentin para zgjedhjeve me qëllim që të votojë aktin normativ të policisë së shtetit , kërkesë kjo që u hodh poshtë nga kryetari i kuvendit dhe mazhoranca socialiste./tvklan.al