Një ditë pasi këshilli i ministrave i hapi rrugë dy prej projekteve të rëndësishme në fushën e energjetikës. Ministri i Ekonomisë Genc Ruli i ka cilësuar të një rëndësie të veçantë investimet që pritet të bëhen në këtë sektor strategjik.
Gjatë seancës plenare ai i ndal në veçanti në dhënien e kontratës me koncesion të kaskadës së Devollit, ku parashikohet të ngrihen 3 hidrocentrale përfshirë dhe atë të Banjës. Një investim ky prej 1 miliard eurosh.
Sakaq ministri Ruli premtoi dhe furnizim normal me energji elektrike për 6 mujorin e parë të vitit 2009.
Genc Ruli: “Kontratat e importit të lidhura kanë arritur të garantojnë dhe do garantojnë edhe për 6 mujorin e parë një furnizim normal. Jemi munduar që lidhjen e kontratave ta spostojmë në ato momente në të cilat dhe tregu është paraqitur më i favorshëm. Dje u miratua në qeveri koncesioni për kaskadën e Devollit me një kapacitet prodhues prej 319 megavat. Pas dy muajsh do të kemi hapjen e garës, pasi ka mbaruar dhe parakualifikimi i kompanive që morën pjesë për hidrocentralin e Skavicës.”
Këto deklarata të ministrit të ekonomisë dhe energjetikës vijnë një ditë pasi këshilli i ministrave kalo dhe një tjetër vendim të rëndësishëm, miratimin e kontratës koncensionare me kompaninë italiane Trans Europian Energy, për ndërtimin në parkun energjetik të Fierit, të gazsjellësit nënujor. Projekt ky i miratuar nga kryeministri Berisha dhe homologu i tij italian Silvio Berlusconi, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro