Izraeli është në gatishmëri të lartë nga rreziku i një tjetër sulmi nga Irani. Alarmi vjen pas paralajmërimit të nënkomandantit të Gardës Revolucionare Iraniane, Ali Fadavi, i cili tha se përgjigjia kundër sulmit izraelit të 25 Tetorit që vrau 4 ushtarë iranianë është e sigurt.

Sipas tij, Irani nuk ka lënë ndonjë sulm pa përgjigje prej më shumë se 40 vitesh.

Ndonëse nuk flitet për një datë të saktë, media amerikane CNN citon burime nga ushtria izraelite që thanë se presin që kundërpërgjigjia e Teheranit të ndodhë brenda pak ditësh para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kundërpërgjigjia e pritshme do të jetë sulmi i tretë i Iranit në territorin izraelit që prej Prillit, ndërsa sulmi izraelit i 25 Tetorit ishte i pari i atyre përmasave i kryer nga Izraeli në 4 dekada e gjysmë.3

Përshkallëzimi mund të shkaktojë një luftë të re të madhe në Lindjen e Mesme krahas konflikteve në Gaza dhe Liban.

Alarmi vjen teksa ushtria izraelite njoftoi arritjen e të gjitha objektivave të mundshme në luftën e Gazës dhe sulmin kundër Hezbollahut në Liban dhe se tashmë ka mbetur të gjendet vetëm një zgjidhje politike.

Tv Klan