Isen Saliu: “Po Sonila, siç e përmendët nga viktimat janë shqiptarë nga Maqedonia, më saktësisht nga rrethinat e Tetovës dhe Gostivarit të cilët kanë jetuar në rajonin e goditur nga tërmeti i sotshëm katastrofal. Bëhet fjalë për Valbona Osmanin, 13-vjeçaren nga fshati Negotin i Gostivarit, vëllezërit Refik dhe Xhemal Hasani 44 dhe 45-vjeçar nga fshati Senokos po ashtu i Gostivarit, Alena Aruli 11-vjeçare nga fshati Bugovinë i Tetovës dhe Nurie Avdiu nga Tetova. Ne kontaktuam me disa nga familjet e tyre për të cilat mund të thuhet se sot e kanë përjetuar në formë të drejtpërdrejtë tmerrin e shkaktuar nga tërmeti katastrofal në Itali. Lajmin e kobshëm ata e kanë marrë që në orët e hershme të mëngjesit, nga familjarë të tjerë të tyre që po ashtu jetojnë në Itali. Bisedat e zhvilluara me ta, shikuesit e TV Klan do të mundet t’i përcjell në edicionin e lajmeve në ora 23:00”./tvklan.al
Gazetari: Isen Saliu