Një vit e gjysmë pasi është miratuar ligji, procesit të lustrimit në Maqedoni, kërcënohet nga tre labirinte juridike. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të organizojë mbledhje përgatitore për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji, në bazë të iniciativës së disa qytetarëve.

Kryetari i Komisionit për lustrim Agim Mehmeti vlerëson se iniciativat e këtilla janë në vazhdën e tentimeve që në vend të viktimave, të mbrohen bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete, apo siç njihen këtu “kodoshët”.

Agim Mehmeti: “U bënë përpjekje të çuditshme, po përpilohen do ide, do mendime të cilat shkojnë në drejtim të mbrojtjes së “kodoshëve” të informatorëve eventual. Shumë pak po mendohet për fatin e viktimave të atyre informatorëve.

Në bazë të iniciativave të parashtruara nga ana e qytetarëve, Gjykata Kushtetuese  do të shqyrtojë nëse lustrimi duhet të vazhdojë deri në ditën e sjelljes së ligjit, ose deri në vitin 1991 kur ka qenë në fuqi sistemi socialist në Maqedoni.

Po ashtu kontestohen ingerencat  e Komisionit për lustrim që tu ndalojë personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të kryejnë funksione publike.

 
Historiani Skënder Hasani vlerëson se në rast se abrogohen këto pjesë të Ligjit atëherë do të humbet edhe efekti i procesit të lustrimit.

Skënder Hasani: “Kjo tendencë ka për qëllim që të përfshijë vetëm një segment i cili nuk është shumë i prekur me lustracion. Ndërsa segmenti tjetër i cili është i prekur shumë me lustracion janë komunitetet fetare, institucionet arsimoro-shkencore, të cilët e dinë fort mirë se gjatë periudhave historike shqiptarët kanë pësuar më së shumti.”

Ligji për lustrim në Maqedoni është sjellë në janar të vitit të kaluar. Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj nga formimi i Komisionit për lustrim, për shkak të mungesës së kushteve tenike, ky komisioni nuk ka filluar ende me punë.

Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al