Në vitin 2021 Nikolini u arrestua nën akuzën e bashkëshortes për “dhunë në familje”. Siç shpjegoi në “Shihemi në Gjyq”, një mbrëmje debatoi me ish-gruan, më pas në orën 3 të mëngjesit ajo zbriti nga kati i dytë me çarçaf dhe shkoi në shtëpinë e fqinjit me të cilin nuk kishin marrëdhënie të mira. Nga aty ka telefonuar policinë dhe ka thënë se është dhunuar, gjë që ka sjellë arrestimin e Nikolinit dhe dënimin e tij me 16 muaj burg.
Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani përmend edhe një detaj tjetër. Pavarësisht gjithçkaje, Nikolini ka provuar sërish që ta shpëtojë martesën dhe të mos shkojë drejt divorcit. Ai ka dërguar njerëz në shtëpinë e ish-vjehrrit, Simon Lleshit që të gjenin gjuhën e përbashkët.
Nikolin: Në bazë të kanunit, siç kishim bërë miqësinë se kur u njoha me të më tha “jam me kanunin, nuk ta jap për kafe që të dalësh të pish kafe, nuk ta jap për festa, nuk ta jap për raste të tilla kështu, veç kur ta marrësh njëherë e mirë”. Me kanun, unë i ndenja se e njihja edhe unë.
Ardit Gjebrea: Pra në qoftë se vjehrri ia dha me kanun, u detyrua që të respektonte edhe kanunin.
Nikolin: Në këtë rast që më ndodhi mua, zotëria nuk më përgjigjet as me kanunin, as me ligjin, as si burrëri, në asnjë lloj drejtimi.
Ardit Gjebrea: Po çfarë bëri?
Nikolin: Nuk më jep përgjigje. Unë i kam çuar njerëz, edhe gjatë kohës që isha në burg, i kam çuar njerëz të merremi vesh, të pajtohemi, nuk m’i ka pranuar./tvklan.al