Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjteje.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Motivet përse Çela ishte thirrur në SPAK nuk dihen ende.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Adrian Çela nuk ka folur për gazetarët.
Adrian Çela u emërua në krye të OSHEE në vitin 2014, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2023.
/tvklan.al