Para trupit gjykues në seancën e caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, Olsi Bibollari, ka pretenduar se nuk është autor i vjedhjes së 15 mijë eurove në shtëpinë e mjekut të QSUT më 25 gusht 2024. I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por ishte vërdallë nëpër Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu pritet të bëhet askt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja u raportua dy ditë më parë, pas denoncimit të shefit të Urgjencës te QSUT Eqerem Hasani. Ky i fundit ka dëshmuar se i ka dhënë 50 mijë euro borxh Bibollarit, të cilin e ka dokumentuar. Ai rrëfeu po ashtu se kishte harruar çelësin e apartamentit te makina e tij pasi kishin mbaruar punë te noteri.

Pavarësisht pretendimeve të tij, Biboallari është identifikuar si autor i vjedhjes përmes pamjeve filmike./tvklan.al