Tiranë-Një i ri është mbytur teksa ka qenë duke peshkuar. Mësohet se 19-vjeçari Renaldo Ymeri është marrë nga rrjedha e ujit të lumit dhe për pasojë është mbytur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës rreth orës 18:15 dhe viktima së bashku me dy vëllezërit e tij ka qenë duke peshkuar në lumin e “Brarit”.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, si dhe polumbarët e Reneas, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupit.
/tvklan.al