Të paktën 36 persona mbetën të vrarë dhe 50 të tjerë u plagosën në një resort turistik në kryeqytetin e Filipineve, Manila, si pasojë e një sulmi terrorist që u mor përsipër nga Shteti Islamik.
Në momentin e sulmit në hotel ndodheshin qindra njerëz.
Fillimisht policia vendase njoftoi për një situatë pengmarrjeje, por më pas u verifikua se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Autoritetet filipinase deklaruan se shkaku i vdekjes së 36 personave ishte asfiksia. Pasi u vuri flakën tavolinave të kazinosë, agresori mori një sasi të madhe fishash pokeri me vlerë mbi 2 milion dollarë dhe u mbyll në një nga dhomat e hotelit ku i vuri zjarrin vetes. Ai u fiksua nga kamerat e sigurisë së resortit. Ende nuk ka të dhëna rreth identitetit të tij. Dyshohet se terroristi është frymëzuar nga Shteti Islamik.
ISIS ka pushtuar një nga ishujt jugor të Filipineve, ku presidenti Rodrigo Duterte ka dërguar ushtrinë dhe ka shpallur planin Marshall.
Tv Klan