Thuajse e gjithë Italia ka përjetuar që në orët e para të mëngjesit një kaos total. Protestat masive në kryeqytetet kryesore kanë bllokuar sektorin e transportit publik, një pjesë të madhe të shëndetësisë, shkollat janë mbyllur ndërsa gjendja në rrugë ishte kaotike.E nisur si një manifestim i punonjësve të arsimit në Romë nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Protestës iu bashkuan edhe punonjësit e transportit apo thjesht punëtorë, deuke bërë që numri i tyre të arrinte në 300 mijë. Shkaku i protestës janë reformat e qeverisë Berlusconi në transportin publik, shëndetësi dhe kryesisht në arsim. Propozimi për shkurtimin e 87 mijë vendeve pune në 3 vitet e ardhshme. Ridimensionimi i shkollave në 15 ditë apo klasa të veçanta për të huajt, ka ngjallur irritim tek drejtuesit e shkollave, mësuesve, nxënësve dhe studentëve. Duke i konsideruar këto si politika raciste.  Ndërsa punonjësit e sektorëve të tjerë kërkojnë paga më të larta dhe siguri në punë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj