Italianët nuk blenë bukë sot, kjo pas thirrjeve të grupeve konsumatore për një bojkot kombëtar të bukës, për shkak të rritjes së çmimit të këtij produkti.

Buka në Itali kushton rreth 3.80 euro për kilogram. Por klientët e furrave të bukës në Romë, thonë se edhe pse kushton shtrenjtë nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të blejnë bukën.

Çdo familje italiane blen 300 gram bukë në ditë. Grupet e konsumatorëve akuzojnë furrë-pjekësit për spekulim në bashkëpunim me qeverinë Berlusconi. por punëtorët e këtyre furrave thonë se shpenzimet e tyre janë rritur. Veç çmimit të miellit, por edhe të energjisë elektrike.

Disa prej tyre reaguan me zemërim ndaj këtij bojkoti, duke thënë se italianët nuk po e kuptojnë se kostoja e veprimtarisë së një furre është rritur.

Një vit më parë grupet konsumatore ishin organizatorë të një bojkoti kombëtar të makaronave. Megjithatë duket se italianët janë dorëzuar fakt të kryer të çmimeve të larta të çdo produkti ushqimor. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle