Izraeli ka nisur sulme të gjëra ajrore në Libanin Jugor dhe ka deklaruar se avionët e tij luftarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe vendodhje të tjera terroriste, ku përfshihet dhe një objekt i ruajtjes së armëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se këto raketahedhëse që ato kanë goditur ishin bërë gati për t’i përdorur në sulmin ndaj Izraelit.

Nga ana tjetër, Agjencia Shtetërore e Libanit tha se Izraeli ka kryer të pakën 52 sulme në jug të vendit të enjten në mbrëmje teksa shtoi se Libani gjithashtu kishte nisur sulme në objektet ushtarake në Izraelin verior.

Më herët, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet vdekjeprurëse në fillim të javës kapërcenin të gjitha vijat e kuqe duke akuzuar Izraelin.

Ndërkohë, Izraeli nuk ka thënë se qëndron pas sulmeve, ku pajisjet e komunikimit shpërthyen njëkohësisht në të gjithë vendin gjatë të martës dhe të mërkurës. Si pasojë e këtyre sulmeve, autoritetet libaneze thanë se u vranë 37 persona dhe u plagosën 3 mijë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes i izraelit, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli po hyn në një “fazë të re të luftës”, duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri./tvklan.al