Izraeli ka kryer sulme ajrore në Libanin jugor, ku avionët luftarakë goditen më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe vendndodhje të tjera terroriste, duke përfshirë një objekt të ruajtjes së armëve.

Sulmet ajrore izraelite, që zgjatën më shumë se dy orë, ishin disa nga më intensivet e konfliktit të fundit.

Kjo vjen pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se Izraeli është në fillimin e një faze të re të luftës. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është zotuar për një përgjigje më të ashpër pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të përdorura nga grupi, që vranë 37 persona njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë.

Shtëpia e Bardhë dhe Britania e Madhe bëne thirrje për vetëpërmbajtje dhe palët duhet të ulin tensionet për të shmangur një përshkallëzim të mundshëm në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi të palëkundur kundër të gjitha kërcënimeve të mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun. Dhe ajo që kemi thënë është se zgjidhja diplomatike është e arritshme. Kjo është ajo që ne ende besojmë. Është urgjente.”

Edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Klan News