Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është shpërblimi për punën e palodhur dhe suksesin e reformave të ndërmarra nga qeveria. Kjo deklaratë është e sekretarit të përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Scheffer, e bërë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Në prani të kryeministrit Berisha, Scheffer tha se procesi deri në integrimin e plotë nuk ishte aspak i lehtë dhe erdhi si rezultat i kryerjes së reformave.
Jaap de Hoop Scheffer: “Muajin e kaluar në samitin e Strasburg-Kehl, në Francë e Gjermani, Shqipëria dhe Kroacia morën më në fund vendin që u takon në një nga organizatat më të rëndësishme euroatlantike. Anëtarësimi i vendit tuaj, zoti kryeministër dhe shkëlqesi, nuk ishte një dhuratë, nuk ishte diçka që jepet lehtë. Ishte një shpërblim për punën e palodhur të shumë viteve dhe për reformat që shpesh ishin të vështira dhe të komplikuara për suksesin e të cilave u tregu një vendosmëri e palëkundur.
Vizita e sekretarit Scheffer në rektoratin e universitetit të Tiranës, u kurorëzua me akordimin e titullit “Honoris Causa.”
Dhori Kule: “Zotit Jap de Hoop Scheffer i jepet titulli “Honoris Causa” me motivacion “Për kontributin e veçantë në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar, për të qenë pjesë e strukturave Euroatlantike që mbrojnë vlerat e demokracisë, sigurisë dhe paqes në botë, rektori i universitetit.”
Vlerësime për kontributin e madh dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO Scheffer mori dhe gjatë takimit, me presidentin Bamir Topi. Kryetari i shtetit e nderoi sekretarin e përgjithësim me “Urdhrin Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në shenjë mirënjohje të thellë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami