Në episodin e sotëm ditor që transmetohet në orën 18:20 në Televizionin Klan, ishullorët të mbledhur në ambiente të ndryshme të shtëpisë kanë folur në lidhje me javën e fundit në vilën e dashurisë. Me sa duket ata në një pikë janë të gjithë dakord, që këto 5 ditë që kanë mbetur t’i kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe të lënë mënjanë gjithçka që ka ndodhur.
Pjesë nga biseda:
Aleksandros: “Dua t’ju falenderoj për këto tetë javë dhe ju për këtë udhëtim, pasi ka qenë shumë i bukur. 5 ditë janë t’i shijojmë në maksimum, i lëmë mbrapa muhabetet dhe konfliktet që kemi pasur.”
Arlindi: “Doja që këto ditë t’i kalojmë mirë dhe gjithçka që ka ndodhur ta hedhim pas krahëve. T’i kalojmë bashku ditët e fundit dhe të fitoj dashuria e vërtetë.”
Ueda: “Ky rrugëtim nuk ishte i lehtë dhe në disa momente unë kam rrezikuar edhe jetën.”
Erida: “Jemi gjykuar shumë për këtë që jemi këtu, por shpresojmë që ta kuptojnë që kemi qenë vetvetja. Kemi pasur momente të vështira dhe të bukura.”
Ndiqni videon më poshtë për të parë bisedën e plotë të ishullorëve./Love Island Albania