Dy nxënëse rrezikuan jetën e tyre për të bërë një selfie, duke qëndruar pranë linjave hekurudhore. Stafi i stacionit u detyrua të ndalonte lëvizjen e trenave pasi vajzat kishin zbritur tek shinat. Ngjarja ka ndodhur në Worcestershire në Britani të Madhe. Kamerat e sigurisë së stacionit të trenit kanë filmuar momentin kur nxënëset kalojnë platformën ku lejohej qëndrimi i tyre.

Kalimi nëpër hekurudhë është jo vetëm i rrezikshëm, por dënohet edhe me gjobë 1 mijë Paund, tha një zëdhënës policie. Fatmirësisht ngjarja kaloi pa probleme dhe trenat mundën të ndalonin në kohë duke mos hyrë në stacion.

“Incidente të tilla jo vetëm që vënë në rrezik jetën e të rinjve, por shkaktojnë edhe probleme të mëdha në transportin hekurudhor”

, tha zëdhënësi i policisë lokale. Autoritetet larguan vajzat nga linjat hekurudhore dhe i paralajmëruan për sjelljen e tyre.

/tvklan.al