Jeta e Aidës është ndërtuar në Francë që prej vitit 1991. Atje është bërë nënë, ka arritur t’ia dalë mbanë e vetme edhe pas divorcit, të rrisë fëmijët, është rimartuar dhe është bërë gjyshe. Por në këtë panoramë të jetës së saj mbetet vetëm një shqetësim i përhershëm: nëna.

Aida rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” se vetë ajo dhe motrat janë në emigrim, ndërsa nëna nuk pranon të jetojë larg atdheut. Ajo qëndron e vetme dhe Aida ka menduar një zgjidhje që rrallëherë e kemi dëgjuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Aida: Mamit do t’i them që… ngaqë e shoh që vetmia e vret shumë…

Ardit Gjebrea: Do ta marrësh në Francë?

Aida: Nuk vjen, mirë ishte por nuk vjen. Edhe vendosa po të gjej një punë këtu, për aq kohë sa do jetojë, do vij.

Ardit Gjebrea: Pra do vish ti në Shqipëri?

Aida: Po.

Ardit Gjebrea: Ke vendosur të jetosh ti në Shqipëri derisa të marrë frymë mami.

Aida: Po.

Ardit Gjebrea: Po burri?

Aida: Do shkojë, do vijë.

Ardit Gjebrea: Po merre edhe burrin këtu, Shqipëria e bukur është.

Aida: Po por gjithsesi asaj s’i dihet, edhe mundet, edhe mund të vijë se ai s’punon më./tvklan.al