Nuk është prezantuar ende zyrtarisht, dhe trajneri i përfaqësueses së futbollit, Josip Kuzhe, ka paraqitur emrat e njerëzve me të cilët do të punojë dhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Portugalinë.

Tritan Kokona: “Ndihmësi i tij është Xhemal Mustedanagiç, është një specialist kroat, i njohur me Dinamon e Zagrebit, Austrinë e Vjenës. Trajneri i portierëve do të jetë Ilir Bozhiqi.”

Në listën e 27 futbollistëve Edmond Kapllani, Jahmir Hyka dhe Erjon Bogdani rikthehen në përfaqësuese.

Do ta kenë grumbullimin e tyre të dytë Gjergj Muzaka dhe Migen Memelli, ndërsa për herë të parë në një ndeshje do të veshin fanellën e përfaqësueses Emiljano Vila i Teutës dhe Jetmir Sefa i Tiranës.

Grumbullimi i kombëtares do të bëhet me 29 Maj. Biletat për në Qemal Stafa do të shiten 5000 lekë tribuna, shkallët karshi do të kenë çmimet 2mijë lekë dhe 1 mijë lekë, ndërsa pas portave do të kushtojë 300 lekë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe