Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u ka bërë thirrje demokratëve të shfrytëzojnë rënien e Qeverisë eurosocialiste për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë e votimit në zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Në Partinë Demokratike s’ka përçarje si në PS, tha Topalli duke evidentuar brenda saj vetëm një grup të penduarish që mblidhen nën etiketën e grupit parlamentar.
Jozefina Topalli: Unë shof që Majko po e trajton mirë humbjen e tij dhe po din me administru këtë humbje. Ndërkohë që jo gjithmonë nga politikanët eshte ditur që të menaxhohet humbja. Në PD mund të them që ka disa zëra që nuk shtrojnë probleme konkrete por që prononcohen në lidhje me Kryetarin e grupit parlamentar nëqoftëse e keni fjalën këtu. Unë mund të them që nëqoftëse dikush ka vërejtje për mënyrën e procedimit e zgjedhjes së kryetarit të grupit parlamentar them që pikërisht këto persona mohojnë veten e tyre sepse janë zgjedhur me të njëjtën procedurë në bazë të të njëjtëve nene të statutit ku bazohet PD-ja./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame