Gjeto Luca do të sjellë së shpejti dy projekte të reja, zbuloi për “Rudina” në Tv Klan. Ndërkohë gjatë intervistës ai tha se këngët e tij i shkruan vetë, por mendimin e parë ia kërkon bashkëshortes, Linditës. Tashmë Lindita ka nisur edhe ta ndihmojë me tekstet, madje ka krijuar 4 vargje në një prej bashkëpunimeve më të suksesshme të Gjetos me Ingrit Gjonin, e cila ka mbi 10 milionë klikime në Youtube.

Gjeto Luca: Projektet e mia i kam kështu, më del duke ikur rrugës,i shkruaj në telefon…

Rudina Magjistari: Shkruan direkt që mos të të ikë mendimi.

Gjeto Luca: I shkruaj në mesazh, ia nis Linditës dhe ajo nja dy herë më ka thënë “faleminderit që ma dërgove këtë”, unë isha duke bërë këngë.

Rudina Magjistari: Shumë e bukur. Por edhe fakti që ti ia çon asaj direkt është shumë domethënës.

Gjeto Luca: Patjetër, ka filluar ajo tani. ”Fustani me pika”, 4 vargjet e “Fustani me pika, Zot i madh sa  mirë të rrika” i ka bërë Lindita./tvklan.al