Gazetari Blendi Fevziu kishte ftuar në emisionin “Opinion” këtë 28 Nëntor, 112-vjetor të Pavarësisë 10 përfaqësues të bashkive shqiptare kudo në botë. Fundi i emisionit shënoi edhe një gjest të veçantë ku u vendosën në flamur firmat e secilit prej tyre.

Një prej kujtimeve më të bukura që kam pasur”, tha Fevziu.

E teksa Fevziu po uronte gjithë shqiptarët, kjo festë u bë më e bukur me një vajzë të vogël që u fut në mes të kryebashkiakëve, e veshur me motive kombëtare.

“Vjen dhe një vajzë e veshur me veshje kombëtare. Hajde në mes. Unë Ju uroj gëzuar 28 Nëntorin gjithë shqiptarëve kudo që janë, festën ndoshta më të madhe që bashkon gjithë shqiptarët”, tha Fevziu në mbyllje të emisionit./tvklan.al