E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë një pensioniste, e cila ka folur në lidhje me tatuazhet e saj, edhe pse në moshë të madhe.

Ajo quhet, Bujana Malaj dhe në studion lëvizëse u shpreh se në trup mban personat e saj të zemrës. Arsyeja pas këtij vendimi është që t’i ketë në lëkurë të afërmit e saj dhe t’i marrë me vete kudo që shkon.

Bujana Malaj: Tatuazhin e parë e kam bërë para 15 vitesh, e pakta para 15 vitesh, kam hedhur nënën time këtu në krahun e majtë, e cila ka ndërruar jetë e re, 62-vjeçe. Pastaj me kalimin e viteve, më vdiqën edhe 3 vëllezër nga sëmundja e rëndë e kancerit. Kemi pasur shumë fatkeqësi në jetë. Unë i kam vendosur, që t’i marrë me vete dhe të jetojë përgjithmonë me ta, në lëkurën time.

Aldo: Ju zonjë me kë jetoni?

Bujana Malaj: Unë jetoj me fëmijët në Londër dhe me bashkëshortin. Kam 4 fëmijë.

Aldo: I ke tatuazh ata?

Bujana Malaj: Jo, kam një pemë familjare me emrat, me inicialet e emrave të tyre, të dy mbesave edhe të nipit.

Aldo: Sa më shumë të shtohen ata, ti do vazhdosh?

Bujana Malaj: Patjetër! Ndërsa këtu në krahun e djathtë… është diçka shumë interesante sepse kur bëra këto tatuazhet e tjera, i pa babai im i ndjerë, që ka ndërruar jetë para 4 vitesh. Edhe aty stopoja pak, thosha: “Çfarë do thotë babai tani?” dhe ai e priti jashtëzakonisht bukur. Kur më pa krahun e djathtë që e kisha bosh më tha: “Bab, e ke lënë për mua këtë?” Thashë: “Po, bab”.

Pensionistja, në këtë mënyrë jo vetëm që thyen tabu, por kujton edhe të dashurit me anë të tatuazheve në trupin e saj.

Aldo: Kurioz jam, përse ke gjetur këtë lloj forme për të përjetësuar kujtimin e të dashurve të tu?

Bujana Malaj: Sepse kisha, lëre që dhe emigrimi bën punët e veta, kisha një dashuri shumë të madhe dhe thashë: Përse jo? Njëkohësisht thyej dhe një tabu, si femrat malësore e femrat shqiptare, që…

Aldo: Dëgjo, ti je koshiente besoj që, zonjat në moshën tënde nuk para bëjnë kështu gjërash dhe për të thyer tabunë ti realizove pikërisht këtë?

Bujana Malaj: Po. Pastaj ne jetojmë, ka 24 vite që ne jetojmë në Evropë dhe sikur kemi marrë një kulturë tjetër. /tvklan.al