Konsumimi kafes së mëngjesit mund të ulë rrezikun për një vdekje më të hershme si pasojë e sëmundjeve të zemrës.
Një studim i ri zbuloi se njerëzit që pinë kafe në mëngjes kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu ata kishin një rrezik më të ulët të vdekshmërisë se sa njerëzit e tjerë të cilët e konsumonin kafen gjatë gjithë ditës.
Studiuesit e Univeristetit Tualante në New Orleans, morën në studim më shumë se 40 mijë njerëz të rritur të cilët ishin konsumues të kafes në bazë të preferencave të ndryshme. Ata u morën në vëzhgim përgjatë vitit 1999 dhe 2018.
Ndërsa kërkimet e kaluara kanë zbuluar se pirja e moderuar e kafesë mund të ketë përfitime shëndetësore, ky studimi ishte i pari, i cili testonte modelet e kohës së pirjes së kafesë dhe rezultatet shëndetësore. Sipas hulumtimit, 36% e atyre që morën pjesë ishin konsumues të kafesë në mëngjes dhe 14% pinin gjithë ditën.
Gjatë ndjekjes pas pothuajse 10 vitesh, 4,295 njerëz vdiqën, duke përfshirë 1,268 vdekje të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare. Studiuesit zbuluan se ata që pinin kafe në mëngjes kishin 16% më pak gjasa të kishin vdekur në krahasim me ata që nuk pinin kafe dhe 31% e tyre mund të kishin vdekur nga sëmundjet e zemrës.
Studiuesit thanë se sasitë më të larta të marrjes së kafesë ishin “në mënyrë domethënëse” të lidhura me një rrezik më të ulët të vdekjes, por vetëm tek njerëzit që pinin kafe në mëngjes krahasuar me ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës./tvklan.al