Presidenti i SHBA Joe Biden në një intervistë të fundit ka deklaruar se do të kishte mundur Donald Trump dhe do të kishte fituar rizgjedhjen në nëntorin e vitit të kaluar.
Duke folur për USA Today, Biden shtoi se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte qëndrueshmëri për një mandat tjetër katërvjeçar. Biden pranoi se mosha e tij mund të ketë ndikuar në detyrë.
“Kur Trump kandidoi përsëri për rizgjedhje, me të vërtetë mendova se kisha shanset më të mira për ta mposhtur atë. Por gjithashtu nuk do të kërkoja të bëhesha president kur të jem 85 vjeç, 86 vjeç,” tha Jo Biden.
Në intervistën e gjerë me Susan Page, Biden tha gjithashtu se ai po konsideronte ende falje për armiqtë e Donald Trump, duke përfshirë ish-Kongresmenen republikane Liz Cheney dhe ish-zyrtarin e lartë shëndetësor Dr Anthony Fauci të cilët janë kërcënuar me hetim dhe ndjekje penale nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump.
Kur Biden u takua me Trump në Zyrën Ovale një javë pas zgjedhjeve të nëntorit, ai i kërkoi presidentit të zgjedhur të mos kërcënojë ata që e kanë kritikuar atë.
Klan News