Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të enjteje.

Abule është thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e posaçëm në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij për çështjen e pasurisë.

Një ditë më parë në SPAK u thirr edhe bashkëshortja e Elman Abule, Marisa Nito.

Çifti Abule-Nito u thirrën në Prokurorinë e Posaçme pasi konsiderohen miq të familjes Veliaj.

/tvklan.al