Oliver Kahn, simboli i futbollit gjerman, dëshiron që të shpëtojë klubin francez të Bordosë, që për shkak të problemeve financiare ka përfunduar në kategorinë e katërt franceze.

Për “Bild”, ish-portieri i kombëtares gjermane tha se bisedimet janë në fazën fillestare. Bashkë me ikonën gjermane, pjesë e bisedimeve është edhe ish presidenti i Marsejës, Zhak-Henri Eirod.

Aktualisht klubi është nën administrim të kontrolluar dhe përfshirja e Khan mund të jetë një shpëtim për 6 herë kampionët e Francës.

55-vjeçari ka pasur rolin e presidentit ekzekutiv të Bayern Munchen nga gushti i 2019 deri në maj të 2023. E kjo eksperiencë do të shërbejë nëse ai arrin që të blejë klubin francez.

Përveç 6 kampionateve, Bordo ka fituar edhe 4 herë Kupën e Francës, 3 kupa të Ligës dhe 3 Superkupa. Në 1995 Bordo shkoi në finalen e Kupës UEFA, ku humbi kundër Bajernit të Khanit me rezultatin 5-1. Në ekipin francez në atë kohë luanin emra si Zidan dhe Lizarazu.

Klan News