Pacientët shqiptar nuk i njohin të drejtat e tyre, e për pasoj nuk i kërkojnë ato. Kështu deklaroi Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, gjatë tryezës së organizuar në kuadër të ditës Evropiane të të drejtave të pacientit.

Isuf Kalo: “Në qoftë se ne duam të rrisim performancën dhe cilësinë e sistemit shëndetësore. Është e pa mundur që ne këtë ta arrijmë pa qytetar. Deri sot ata kanë besuar që çështjet e shëndetit janë monopol apo duhet të zgjidhen nga bluzat e bardha dhe ndofta dhe bluzat e bardha kanë besuar që këto mund ta zgjidhin vetëm ata. Po sot të gjitha sistemet shëndetësore në botë janë ndërgjegjësuar që barra e e përmirësimit të shëndetit, e përballimit të sëmundjeve, të kostos gjithnjë e në rritje të tyre është e pamundur të mbahet vetëm nga institucionet shëndetësore, vetëm nga bluzat e … dhe rolin e pacientëve”.

Pacienti ka disa të drejta. Por ndër më kryesoret janë  e drejta për siguri, privatësi, shërbim cilësor, trajtim individual, informim dhe kontestim.

Isuf Kalo: “Pacienti duke njohur të drejtat bëhet zot. Shërbimi ndaj tij duhet cilësor që ai të dijë çfarë bëhet me të, pse bëhet me të, sa mirë bëhet me të, bëhet aq shtrenjtë apo më lirë apo jo, a ka alternativ tjetër apo jo”.

Avokati i Popullit Emir Dobjani, i pranishëm në këtë tryezë, u shpreh se edhe pse këto të drejta nuk njihen nga pacientët, në zyrën e tij ka ankesa prej tyre.

Emir Dobjani: “Kam mjaft probleme me njohjen e të drejtave të tyre dhe nga ana tjetër dhe me mos respektimin  të drejtave të tyre nga ana e personelit mjekësor dhe institucioneve  shëndetësore. Ka ankesa të tjera me cilësinë e shërbimit, por në fakt për cilësinë e shërbimit ne ja kemi çuar ankesat urdhrit të mjekut si një organ i specializuar për t’i marrë në shqyrtim këto çështje”.

Të drejtat e pacientit sipas Isuf Kalos, në disa raste nuk njihen edhe nga stafi mjekësor. Ndaj promovimi i tyre duhet të jetë më i madh./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami