Wanda Nara dhe Mauro Icardi gjatë kohëve të fundit kanë trazuar gjithë rrjetin me “telenovelën e jetës” së tyre.
Janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish, por mesa duket ata do të kthehen bashkë për momentin.
Së fundmi, Wanda është rrëfyer në një intervistë me moderatoren Suzana Himenez, ku dhe ka zbuluar mjaft detaje në lidhje me këtë çështje.
“Mauro më tha që kishte bërë gabimin më të madh të jetës. Ai më tha që ishte thjesht një shpërqendrim, por asgjë nuk ndodhi. Për mua nuk përbën ndryshim nëse ka ndodhur ose jo. Por tani kam besim të plotë tek ai”.
Wanda Nara contó lo que le dijo Mauro Icardi para evitar el divorcio. pic.twitter.com/DPk40B73gz
— Minuto Argentina (@argentinaminuto) November 24, 2021
Sjellim në vëmendje se sipas gazetares, Debora D’Amato, Icardi miratoi një kontratë që i jepte Wanda-s të drejtat për të gjitha marrëveshjet dhe pronat e tij, një kusht ky në mënyrë që të shpëtohet martesa e tyre.
Kontrata, sipas saj, zgjat deri në vitin 2050 kur Icardi do të jetë 57 vjeç. Kujtojmë se çifti është përfshirë në një sagë të hidhur martesore, pasi u zbulua se Icardi mund ta kishte tradhtuar Wanda-n me një modele./tvklan.al