Kamala Harris zgjedh Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz si zëvendësin e saj në Shtëpinë e Bardhë, nëse zgjidhet presidente.
Politikani demokrat amerikan, që drejton Minesotën që prej 2018-ës ka një karrierë të gjatë politike.
60-vjeçari konsiderohet si “i sprovuar në fushëbetejat politike” pasi para se të zgjidhej guvernator ka qenë për 12 vite, pjesë e grupit të demokratëve të Dhomës së Ulët të Kongresit.
Gjatë mandatit të tij, ai u përball me sukses me një prej krizave më të rënda që shkaktuan protestat anti-raciste për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga policia në 2020-ën në Minesota.
Tv Klan