Mbase nuk është hera e parë që një bar kafe në Japoni ka në stafin e saj robotë, por në kafenenë Dawn ver.β situata është shumë më e veçantë. Aty të gjithë kamerierët janë robotë, me gjatësi 120 centimetra dhe që lëvizin lirshëm duke shërbyer në tavolinat e lokalit.
Ajo që e bën akoma më special shërbimin e tyre është fakti se robotët drejtohen në distancë nga njerëz të paralizuar apo me aftësi të kufizuara, kudo qofshin ata, në shtëpi, spitale apo institute të specializuara.
Robotët kamarierë janë krijuar nga një startup i specilizuar në robotikë për personat me nevoja të veçanta të quajtur Ory. Domethënë robotët nuk janë një makineri e thjeshtë që flet nëpërmjet kodeve elektronike, por gjithçka ata komunikojnë me klientët në fakt janë mendimet e personave që i drejtojnë.
Ky projekt sigurisht ka një qëllim mjaft human në vetvete, të bëjë të ndihen të dobishëm personat që ndihen të përjashtuar nga shoqëria.
Tv Klan