Këngëtarja e njohur Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, avokati Kujtim Cakrani ka thënë se Enca rrezikon 3 deri në 7 vjet burg për kultivimin e bimëve narkotike bazuar në Kodin Penal.
Avokati Kujtim Cakrani: Kodi Penal e ka të qartë se kur kapesh me mbjedhjen e disa lëndëve kanabis, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”.
Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”. Nëse do të ishte kapur duke përdoruar, do të kishte një tjetër dispozitë. Nëse do i ishin gjetur në çantë, do të ishte ndaluar për përdoruese, por edhe kjo në sasi shumë të vogël.
Edhe sikur ajo të dalë përdoruese, nuk e shpëton nga ajo akuzë sepse është “kultivim i lëndës narkotike”. Nuk parashikohet si rrethanë lehtësuese në Kodin tonë Penal. Nëse do të ishte qytetar i thjeshtë, do të ishin arrestuar të dy, edhe zonja edhe partneri i saj derisa të sqaroheshin gjërat. Kësaj sot i është një nder apo është bërë një vlerësim që nuk e kanë ndaluar edhe partnerin e saj./tvklan.al