Në vendet ku kanabisi është legal është parë shumëfishim i këtij insekti
Fushat e mbjella me kanabis po shpëtojnë bletët. Sipas kërkimi shkencor të Cornell University, rezulton se kolonitë e bletëve kanë nisur të lulëzojnë në ato 11 shtete amerikane, aty ku kanabisi është legalizuar.
Prej vitesh tashmë në Evropë dhe SHBA, si pasojë e produkteve kimike dhe pesticideve që përdoren në bujqësi, është verifikuar një rënie drastike e insekteve, veçanërisht bletëve, duke ndikuar negativisht jo vetëm në prodhimin kompleksiv të mjaltit, por në të gjithë natyrën dhe funksionimin e ekosistemeve.
Është vënë re se në të gjitha vendet ku ka nisur kultivimi i legalizuar i kanabisit, ka patur një shumim të jashtëzakonshëm të bletëve dhe insekteve që ndikojnë në pjalmimin e bimësisë. Sipas ekspertëve pas humbjes së habitatit dhe të territoreve, insektet, janë mjaft të tërhequra nga varieteti kanabis sativë, veçanërisht 16 lloje bletësh.
Sipas ekspertëve, pavarësisht politikave të gjelbra që po aplikohen nga shumë vende të botës, problem thelbësor për humbjen e insekteve, janë pesticidet dhe ilaçet që përdoren, shpesh edhe pa kriter. Madje nga organizata të ndryshme ndërkombëtare po kërkohet me ngulm hartimi i politikave ligjore bllokimi i përdorimit të pesticideve të dëmshme, për të evituar shkatërrimin e biodiversitetit, që ndër të tjera është mjaft i lidhur dhe i ndërvarur me bletët.
Klan Plus