Erjon Todhe: “Pas shumë kohësh nga ndërtimi i saj, ura e Lanës që lidh Tajvanin me zonën e Bllokut u bë e qarkullueshme nga automjetet. Bashkia e Tiranës ka ndryshuar edhe qarkullimin e segmentit rrugor që lidh Unazën me kryqëzimin e Librit Universitar, duke e bërë atë të kalueshëm nga të dyja senset. Për këto ndryshime nuk ka patur ndonjë njoftim zyrtar dhe kjo ka sjellë edhe çorientim të trafikut në zonën e Bllokut.”
Viktimë ka rënë edhe një prej makinave të policisë bashkiake, veç kësaj dhe shumë të tjera.
Ka edhe nga ato që tentojnë të hyjnë në Bllok nga kjo anë, por rrezikojnë jo pak, thuajse e pamundur.
Bashkia e Tiranës bëri zgjerimin e kësaj ure për të lehtësuar qarkullimin, por siç shihet edhe në një pasdite me pak trafik, kaosi në zonën e Bllokut është i pranishëm.
Hapja e urës vjen pas nisjes së punimeve në sheshin Skënderbej, menduar si zgjidhje për trafikun në qendër, por në të vërtetë, bashkia ka çorientuar qarkullimin edhe në këtë zonë tejet të frekuentuar të kryeqytetit./tvklan.al
Gazetar: Erjon Todhe